LDK-ja duhet ta marrë sot rolin që i takon

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 13:46 | Nga Sali Rexhaj

LDK-ja duhet ta marrë sot rolin historik që i takon në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova.

Eshte pergjegjesi e LDK-es qe pa frike e komplekse nga e kaluara te dal ne skene dhe ti prije Kosoves ne rruge drejte vendosjes se shtetit ligjor dhe instalimit te demokracise pa leshuar pe nga kercnimet, shantazhet dhe popullizmi qe kesaj radhe po vjen nga ana e Vv ne krye me kryeministrin ne ikje.

Ajo beri shume mire qe mori guxim te futet ne qeveri, pa komplekse dhe pa hile, po edhe me mire kur e ndaloj qeverisjen e keqe e cila rrezikoj instalimin e nje diktature, duke shkele marreveshjen per koalicion, ligjet dhe kushtetuten, si dhe rrezikoj prishjen e raporteve me SHBA.

LDK/AAK/NISMA te perkrahur ne çështje te rendesishme edhe nga PDK dhe BE e SHBA, do te arrijne rezultate te mira ne qeverisje.

Ne radhe te pare do te arrihet liberalizimi i vizave, pastaj marreveshja me Serbi e cila hape rruge per anetaresim te Kosoves ne organizata nderkombetare deri ne OKB.

Keshtu hapen negociatat per anetaresim ne BE, gje e cila sjelle rritje e zhvillim ekonomik, investime nga jasht dhe punesim, si dhe rezultate ne luftimin e krimit e korrupcionit, permiresimin e arsimit e shendetesise. Gjykata Speciale poashtu do ti largoj disa njerez qe kryen krime ne lufte e ne paqe dhe kishin ndikimi ne hajni, korrupcion e qeverisje te keqe.

Ne zgjedhje te vitit 2024 LDK del me siguri parti e pare, ndersa Vv mbetet partia e trete, keshtu qe kauzat e shpifura, shperlarja e trurit e popullizmi nuk do te kene sukses.

Çdo here duhet pase parasyshe faktin se Kosova eshte zone e interesit NACIONAL te SHBA ku nuk ka vend per njerez antiamrikan, si tipi i Qosjes, Dacit, Demaçit dhe Kurtit.

Nje qeveri e udhehequr nga LDK ku do te kete vend vetem per ministra dhe ekspert
me duar te pastra, arrihen vetem suksese ne qeverisje dhe drejtimi definitiv i Kosoves drejte anetaresimit ne BE e NATO si dhe ne miqesi te perhershme me SHBA.

Mjaftë kemi humbur kohe ne dy dekada me qeveri te korruptuara e parti populliste me kauza te shpifura. Koha eshte qe te ecet para pa frike e pa komplekse.

Të ngjashme