Osmani sqaron se nuk ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Në disa medie kosovare është raportuar sot se Vjosa Osmani ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i, duke vënë në pikëpyetje besimin te Policia e Kosovës.

Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar nga kabineti i saj.

Njoftimi i plotë:

Lajmi i publikuar sot në portalin “Periskopi” dhe disa media të tjera se kinse Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka kërkuar mbrojtje personale nga KFOR-i, është i pavërtetë.

Po ashtu edhe citimi kinse nga takimi i saj me ambasadat e QUINT-it, është i pavërtetë.

Ndaj,​ komplet lajmi është i pavërtetë.

Kërkojmë nga mediat respektive që ta publikojnë demantin dhe ta largojnë lajmin nga portalet e tyre.

Të ngjashme