A do të propozohet “Gjendja e Jashtëzakonshme” nga kryeministri në orën 16:00?

Prishtinë | 12 Kor 2020 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të mbajë konferencë për media. Nuk dihet nëse Hoti do të propozojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se Hoti do të mbajë konferencë në orën 16:00, në oborrin e Qeverisë.

“Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për medie”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Kryeministri Hoti ka thënë se Kosova po shkon drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Për këtë, Hoti ka folur edhe me kryetarët e komunave, të cilët e kanë përkrahur në propozimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kjo pasi rastet me COVID-19 në Kosovë janë rritur dukshëm, e po ashtu edhe vdekjet si pasojë e coronavirusit.

Të ngjashme