A do të shkrihet PSD-ja në AAK, flasin Shpend Ahmeti e Ramush Haradinaj

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 14:48 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti i ka mohuar zërat se partisë që udhëheqë do të bëhet pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në një prononcim për Ekonomia Online, Ahmeti i quajti të pavërteta disa raportime se kjo parti e cila doli keq në zgjedhjet e fundit mund të shkrihet në Aleancën e Haradinajt.

Ahmeti theksoi se do të vazhdojnë bashkëpunimin me AAK-në vetëm në interes të shtetit si dy parti të ndara.

“Nuk ka zë të vërtetë, pra as që është diskutuar as që është në realizim të diskutohet. PSD-ja nuk do të shkrihet jo vetëm në AAK po në asnjë parti tjetër. Tashmë e shohim se do të vazhdojmë tutje se cilat janë synimet tona, natyrisht edhe bashkëpunimet në të ardhmen”.

“Me këtë intensitet nuk mund të vazhdojmë se janë dy partitë të ndara. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në qofte se është në interes të shtetit. Këtë e kemi pasur synim dhe vazhdojmë të kemi synim”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti pohon se PSD-ja ka mbijetuar edhe në kohë më të vështira. Sipas tij, ka shumë njerëz socialdemokrat të cilët e gjejnë vetën në këtë parti.

“PSD-ja nuk ka filluar me mu e as nuk do të përfundoj me mua. Është një parti që është në skenë që 30 vjet dhe në kohë të vështira ka arrit me mbijetua dhe kësaj radhe në këtë kohë të vështirë po e quaj”.

“Do të vazhdojmë natyrisht, ka shumë social demokrat në Kosovë që e gjejnë vetën te PSD-ja, vetëm duhet ta shohim se si do të vazhdojmë tutje”, u shpreh Ahmeti.

Kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshme me PSD-në. Haradinaj, theksoi se koalicioni ka qenë vetëm për kohën e zgjedhje, raporton EO.

“Kam një njohje të gjatë me një pjesë të kolegeve nga PSD edhe me kryetarin Ahmeti dhe kam respekt për angazhimin e tyre. Ne nuk kemi pasur plan B pas zgjedhjeve në marrëdhëniet ndërpartiake, koalicioni ka qenë për zgjedhje”.

“Por unë jam i hapur me diskutua për ta për një formë bashkëpunimi. Koalicionet kur nuk kanë zgjedhje nuk ekzistojnë. Jam i hapur për bashkëpunim”.

Haradinaj deklaroi se në zgjedhjet lokale mund të ketë bashkëpunim me PSD-në.

Të ngjashme