A do të takohen sot Thaçi dhe Kurti?

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi do t’i dërgojë një ftesë mëngjesin e sotëm kryeministrit Albin Kurti

Ftesa do t’i dërgohet në tri termine: 10:00,11:00 dhe 12:00.

Zyra e Presidentit dhe e Kryeministrit kanë qenë të paqasshëm për t’u përgjigjur nëse një takim i tillë do të ndodhë.

Më herët ishte Kurti ai që i dërgoi një ftesë presidentit për bashkërendim të qëndrimeve në politikën e jashtme, por ftesa i shkoi pasi Thaçi kishte udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Të hënën e kësaj jave Thaçi është takuar me të gjithë liderët e partive, përveç Kurtit, njofton Klan Kosova.

Derisa Kurti i pati bërë ftesën Thaçit për bashkërendim të politikës së jashtme, ky i fundit ende nuk ka treguar për arsyet. Por, dje përmes një statusi në Facebook, Thaçi i ka kërkuar urgjentisht Qeverisë së Kosovës që të mblidhet dhe ta heqin taksën sipas kërkesave amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme