A do t’i bashkohen tre deputetë të minoriteteve GP të LDK-së? Flet Haki Rugova

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Viti 2020 i zuri me takime të vazhdueshme  Lidhjen Demokratikë të Kosovës dhe Vetëvendosjen.

Takimet e tyre  po  përfundojnë pa rezultat. Ky ngërç politikë  po vazhdon të sjellë situata të reja në vend, ku në media u raportua Etem Arifin nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Veton Berishën nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Albert Kinollin nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, pritet të kalojnë tek  grupi parlamentar i LDK’së.

Sipas Haki Rugovës nga radhët e LDK-së, edhe nëse ndodhë ky kalim nuk do të ndikojnë në marrëveshjen me VV-në që do ta kenë.

Ai në një prononcim për Periskopin tha se nuk ka informacione rreth këtij kalimi.

Rugova tha se rezultati i 6 tetorit nuk ndryshon edhe kalimin e tyre, çdo lëvizje e deputetëve që bëhet  pas zgjedhjeve për Haki Rugovën janë vetëm kombinacione.

“Nuk kom informacion nuk kom bisedu me kërkon. Ajo është një çështje që  nuk mund të ndikojë në çështjet e marrëveshjes. Çdo gjë  tjetër pas zgjedhjeve  është kombinacione që dalin, me lëvizje të brendshme. Rezultati zgjedhorë është ky i 6 tetorit. Çdo gjë  tjetër është kombinacione që dalin,  pas zgjedhjeve. Nuk kom asnjë  informacion për asnjë lëvizje”, ka thënë ai për Periskopin.

Ndryshe në media u tha se për  kalimin  tre deputetë të minoriteteve në LDK presidenti Hashim Thaçi kishte ftuar  ata në takim për t’i bindur që të marrin një veprim të tillë

Nëse kalimi i këtyre tre deputetëve bëhet zyrtar, LDK do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës,  me 31 deputetë, ndërkaq VV do të dal në vendin e dytë sa i përket numrave në Kuvend. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme