Ka disa ditë që po qarkullon lajmi se një çarje e re ka ndodhur brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Në media është raportuar për një përçarje ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca, gjë që është mohuar ende nga asnjëri.
Reagime nuk ka pasur as nga anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes përgjatë një jave sa po qarkullon ky lajm i cili u riaaktualizua sërish sot.
I veti që ka reaguar është deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ka postuar një fotografi me Kurtin e Konjufcën me mbishkrimin: “Veç po lodheni duke spekuluar”.