A janë Thaçi dhe Veseli patriotë? – kjo është përgjigja e deputetit të VV-së

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, është shprehur se secili qytetarë i Kosovës që ka dhënë kontribut në luftë është patriot.

I pyetur nëse patriotë janë edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai ka thënë se askush nuk ia ka vënë në pikëpyetje vlerat patriotike të tyre gjatë luftës.

“Secili qytetar dhe qytetare e Kosovës që në një formë ose tjetër ka qenë pjesë e luftës, për mua dhe Lëvizjen Vetëvendosje është patriot-patriote dhe këto merita nuk mund t’i mohohen askujt. Askush nuk ia ka vënë në pikëpyetje vlerat patriotike të tyre gjatë luftës”, u shpreh ai.

Ndërkaq sa i përket menaxhimit me pandeminë, Çeku në Info Magazine, ka thënë se Qeveria Hoti është dashur ta korrigjonte situatën.

“Në momentin që janë marrë vendimet për hapje nga Qeveria Kurti kanë qenë të kushtëzuara dhe detyra e kësaj qeverie ka qenë që ta përcillte gjendjen dhe të bënte korrigjime. Do të duhej të bënin një lloj menaxhimi dhe të mos vinte situata që të përmendet gjendja e jashtëzakonshme ose mbyllja – kthimi në pikën zero”.

Të ngjashme