A janë vaksinuar deputetët? Kuvendi nuk e di numrin e ligjvënësve që janë imunizuar

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Me mbledhjen e Kryesisë të hënën nis sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, por administrata e këtij institucioni ende nuk ka informacione nëse deputetët e partive parlamentare janë vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim, që nëpër institucionet publike nga data 13 shtator të mos lejohet të hyjë askush që nuk paraqet dëshminë për vaksinim ose test negativ në hyrje të institucionit.

Telegrafi i është drejtuar me pyetje Kuvendit të Kosovës të martën (më 7 shtator), për të kuptuar nëse deputetët e Kosovës kanë marrë vaksinat antiCOVID, por këtij institucioni i janë nevojitur tri ditë për të kthyer përgjigje.

“Lidhur me temën në fjalë, ju lutemi pyetjen adresojeni në grupe parlamentare”, thuhet në përgjigjen e tyre, dërguar në adresë të Telegrafit në përfundim të orarit të punës të premten më 10 shtator.

Mbledhja e Kryesisë pritet që të mbahet të hënën me fillim nga ora 13:00, ndërkaq nuk dihet nëse të gjithë deputetët do të mund të marrin pjesë në seancën që do të caktohet.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme