A ka ndryshuar pasuria e Kurtit prej vitit të kaluar?

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit Albin Kurti në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se për shtëpinë ku jeton paguan 250 euro qira në muaj.

Për Burim Halilin nga Agjencia e Patundshmërisë “Access” kjo pagesë është e pabesueshme, pasi sipas tij qe një dekadë merret me këtë punë dhe nuk i ka ndodhur të lëshojë me qira një shtëpi në Prishtinë me kësi çmimi.

Sipas Halili qiraja e shtëpisë së Kurtit me çmimin e tregut është dyfish me e madhe, njofton Klan Kosova.

Por, banorët e lagjes Taslixhe ku gjendet shtëpia e Kurtit thonë se çmimi është i arsyeshëm për shkak të vendit ku gjendet objekti.

Bile kanë dëgjuar që pronarët deshën pagesë edhe më të ulët nga Kurti.

Shtëpinë rreth 230 metra katrorë Kurti e ka marrë me qira për tre vjet.

Të ngjashme