“A pajtoheni se mësimdhënësit janë analfabetë?” – replika e deputetit të PDK-së dhe ministres

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, gjatë seancës së sotme pati një kërkesë për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ai kërkoi nga Nagavci që të deklarohet “se a pajtohet që mësimdhënësit janë analfabetë”.

“Ministre deklarohu të lutem para deputetëve dhe qytetarëve: a pajtoheni se mësimdhënësit tanë janë analfabetë, ashtu siç kanë deklaruar eksponentët e afërt me ju apo qeverinë dhe ndonjë bashkëpartiak i juaji e deputet. Nëse mësimdhënësit janë analfabetë sic po thonë eksponentët e afërt me ju, atëherë cilat janë masat që do ti ndërmerrni ndaj universiteteve publike, sidomos ndaj UP-së, duke e ditur se  gati 100 për qind e këtyre mësimdhënësve kanë diplomuar aty”, tha Qalaj.

Ndaj kësaj deklarate, ka replikuar Nagavci.

“I nderuar deputet ka përfunduar koha kur ju mund të flisni çfarë të keni dëshirë, në mënyrë që të mendoni se i bindni të tjerët përtë pavërtetat. Nëse ke ndonjë dyshim adresoje, njëjtë qysh i kam adresu unë dyshimet për keqpërdorime. Para se të jem ministre, unë kam qqenë mësimdhënësve, kam punuar më shumë se 20 vite si mësimdhënësve, jam vajzë e dy mësimdhënësve. Kam pasur fatin e mirë që gjithë jetën time të jem e rrethuar me mësimdhënës të mirë që kanë ndikuar në formësimin tim”, tha Nagavci.

Nagavci tha se respekton “pjesën dërrmuese të mësimdhënësve”, ndërsa shtoi se ndjen keqardhje për “situatën e krijuar”.

“Respekt e mirënjohje për pjesën dërrmuese të mësimdhënësve, keqardhje për situatën në të cilën na kanë sjellë ndërhyrjet brutale, në radhë të parë të PDK-së e pastaj të tjerëve, në arsim”, përfundoi Nagavci. 

Të ngjashme