A po frikësohet Kryetari i LDK-së se PDK-ja e merr Presidentin dhe pastaj rrëzon Hotin

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka nisur t’i përmend zgjedhje si mundësi reale nëse nuk merret vesh me PDK’në. Burime të Express kanë thënë se Mustafa po bëhet gati të rikthehet në krye të shtetit nëse shkohet në zgjedhje të reja

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa nuk po i përjashton zgjedhjet si opsion nëse nuk pajtohet me PDK’në për të zgjedhur Presidentin e ri në rast se Hashim Thaçit i konfirmohet aktakuza.

Isa Mustafa është duke shqyrtuar opsionin të shkohet në zgjedhje nga frika se PDK’ja posa ta marrë pozitën e Presidentit do ta rrëzojë prapë Qeverisë siç kishte ndodhur pasi Hashim Thaçi ishte bërë shef i Shtetit.

Mustafa ua ka bërë të ditur anëtarëve të Kryesisë së opsioni i zgjedhjeve është real pasi nuk i beson një marrëveshjeje me PDK’në.

Ndërkohë, të premten, Mustafa nuk e ka përjashtuar zgjedhjet pasi është takuar me partnerët e koalicionit.

“Nëse dështojmë që ta zgjedhim presidentin atëherë shkojmë në zgjedhje. Të gjithë jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Mustafa po e sheh mundësinë të ngjitet në krye të Shtetit në rast se shkohet në zgjedhje të reja duke ndërtuar një koalicion paszgjedhor që ia siguron pozitën më të lartë në Republikë.

Ndërkohë, ende s’është bërë e qartë nëse Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli iu është konfirmuar aktakuza nga Specialja, ndonëse, dje ka qenë afat i fundit kur është dashur të merrej një vendim.

Të ngjashme