A po i bashkohen AAK-së deputetët e opozitës, AKR-ja ia voton ligjin qeverisë

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Në AAK kanë thënë që shumë shpejt do të rriten deputetët nga radhët e pozitës në Kuvend.

Situata të tilla ka shpesh në Kuvendin e Kosovës.

Koalicioni qeverisës nuk e ka as shumicën e thjeshtë për të kaluar ligje në Kuvend dhe kjo situatë po sjell telashe të mëdha për Qeverinë Hoti.

Por mazhoranca në Kuvend duket që do të shtohet.

Të paktën kështu tha njëri nga deputetet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj shprehet mjaftë i sigurtë për zgjerim e numrit të deputetëve të deputetëve të pozitës.

Por në Lëvizjen Vetëvendosje nuk po e marrin fort seriozisht këtë punë.

Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës i kanë thënë televizionit që  brenda partisë së tyre nuk ka sinjale që tregojnë që dikush do e lë PDK-në për partinë e Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër lëvizje kohën e fundit ka pasur në partinë e Behxhet Pacoliit.

Dy deputetët e Aleancës Kosova e Re, ja dhanë votat Projektligjit për Rimëkëmbje.

E kreu i këtij subjekti, Pacolli në një shkrim në rrjetin social ka postuar një foto me mbishkrimin që lë të kuptojë përfshirjen në qeveri.

Të ngjashme