AAK dhe Nisma thërrasin konferencë për t’u sqaruar lidhur me reformën zgjedhore

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 11:19 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj dhe Shefja e GP të Nisma-s, Valdete Bajrami sot do të mbajnë një konferencë për media, në lidhje me qëndrimin e subjekteve të tyre ndaj reformës zgjedhore.

Sipas njoftimit për media, konferenca e thirrur nga Lekaj dhe Bajrami, do të mbahet në orën 14:00.

“Sot­ në ora 14:00, në Selinë­ Qendrore të AAK-së n­ë Prishtinë, do të mba­jnë konferencë shtypi­”, thuhet në një njoftim për media.

AAK dhe Nisma i janë përgjigjur negativisht ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për takim në lidhje me reformën zgjedhore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme