AAK dhe PDK e refuzojnë ftesën e VV-së për ta rrëzuar qeverinë

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

AAK nuk i është përgjigjur pozitivisht VV-së për mocionin, në PDK thonë që do e votojnë në kuvend por nuk do japin nënshkrimet.

31 nënshkrime i kanë, por u duhen edhe 9 të tjera.

Kjo do të mundësonte që Lëvizja Vetëvendosje, të niste mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë që për kryeministër ka Avdullah Hotin.

Për këtë arsye, partia më e madhe opozitare, po kërkon mbështetje edhe nga PDK e AAK.

Por,  deri të mërkurën nuk ka pasur ndonjë lëvizje në numrin e nënshkrimeve.

Pavarësisht kësaj, deputeti i VV-së, Fitim Uka thotë se janë në përpjekje për të siguruar numrin e nevojshëm të nënshkrimeve.

Por duket që në këtë mocion do mungojnë nënshkrimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Rasim Selmanaj deputet i kësaj partie ka thënë që deri më tani nuk kanë diskutuar e nuk kanë ndonjë vendim për të dal nga koalicioni.

E gatishmëri për të nënshkruar mocionin nuk kanë as këtë herë Partia Demokratike e Kosovës.

Megjithatë kjo parti po thotë që nëse mocioni vjen në kuvend ata do e votojnë atë.

Në anën tjetër deputeti i LDK-së, Hashi Avdyli që njihet për pakënaqësi me lidershipin e kësaj partie, përmes telefonit i ka thënë televizionit se ende se kanë diskutuar nënshkrimin për këtë  mocionin.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin i ka bërë rreth 4 muaj prej se ka marrë drejtimin e vendit.

Të ngjashme