AAK-ja dhe PSD-ja dorëzojnë aplikimin në KQZ, thonë se ky është koalicion i shpresës

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 21:18 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë dorëzuar aplikimin për koalicion në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Me rastin e dorëzimit, Lulzim Leci, sekretar ekzekutiv në AAK, tha se koalicioni i tyre është koalicion i shpresës.

“Sot kemi dorëzuar formularin e pëlqimit të koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemomrate të cilin e kanë nënshkruar dy kryetarët e subjekteve politike. Shpresojmë dhe besojmë se ky është koalicioni i shpresës për votë tek qytetarët për një qeverisje katër vjecare”, tha ai.

Të ngjashme