AAK e shqetësuar për mungesën e liberalizimit, Tahiri: S’mjafton që Lajçaku të ndjejë keqardhje

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 11:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e sheh me shqetësim qasjen siç kanë thënë, injoruese të BE-së ndaj Kosovës ndaj kërkesës për liberalizim të vizave, raporton Ekonomia Online.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për medie të hënën, ka thënë se kushtet për këtë proces ka vite që janë përmbushur.

Tahiri ka paralajmëruar debat parlamentar ku do të kërkojnë votimin e një rezolutë për këtë temë.

“Kushtet për këtë proces ka vite që janë përmbushur, madje Komisioni Evropian edhe vite më parë pati propozuar heqjen e regjimit të vizave, duke konfirmuar që Kosova ka përmbushur kriteret e udhërrëfyesit të vizave. Tani, në këto kushte, shtrojmë një pyetje legjitime për vendet anëtare të BE-së: A është kjo politike sanksionuese që po i bëhet Kosovës apo jemi peng i politikës së brendshme të vendeve anëtare. Gjithashtu, agjenda pro ruse e shtyrë nga Beogradi zyrtar po e penalizon Kosovën në proceset integruese dhe në veçanti në liberalizim. Mos reagimi i Qeverisë së Kosovës dhe mungesa e kundërshtimit ndaj neglizhencës që po i bëhet Kosovës në këtë proces, është zhgënjyese”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se do të iniciojnë një debat parlamentar dhe një rezolutë në mënyrë që këtë çështje ta adresojmë në nivelin më të lartë.

“Ne si AAK, do të inicojmë një debat parlamentar ku edhe do të kërkojmë mbështetjen e partive tjera parlamentare votimin e një rezolute në lidhje me këtë temë. Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk lëvizë lirshëm ndërkaq gjithmonë është ndër vendet më transparente në rajon sa i përket harmonizimit me qëndrimet e BE-së, si në kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe mbi të gjitha pjesë e reformave”, ka thënë në fund Tahiri.

Ai ka shtuar se është pakuptimtë që Kosova të mos ketë liberalizim të vizave.

“Sot në vizitë do ta kemi edhe emisarin Lajçak. Pyetja shtrohet se çfarë do tu thotë ai zyrtarëve të Qeverisë dhe partive parlamentare për këtë temë. Nuk mjafton vetëm të ndihet keq që s’po ndodh por duhet të veprohet në këtë çështje”, tha Tahiri, duke shtuar se është e padrejtë të privohemi nga lëvizja e lirë.

Të ngjashme