AAK: Gjakova do vazhdojë të ketë vendimarrje në qeveri për veten dhe Kosovën

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Gjatë qëndrimit të kryeminstrit Ramush Haradinaj në Gjakovë, ai ka thënë se Gjakova do të ketë vendimarrje në Prishtinë.

Postimi i plotë nga faqja zyrtare e AAK-së:

Kryeministri Ramush Haradinaj në Gjakovë:

• Gjakova e ka rikthyer dinamikën e vet falë përkrahjes në qendër dhe projekteve të orientuara këtu. Vlera e investimeve është shumëfish më e madhe sesa që ka ndodhë qe 20 vjet, përfshi këtu edhe zgjerimin e rrugës dhe shumë shpejt edhe autostraden e Dukagjinit.

• Kosova në dy vitet e fundit ka marrë drejtim politik Kosova 100% shtet, konsolidim të shtetësisë dhe pranimin në planin ndërkombëtar.

• Është një qeveri që ka guxuar të veprojë e të marrë vendime.

• Ju do i legjitimoni pikat dhe vendimet që janë marrë në temat nacionale, i heqim nga agjenda ato pikëpyetje.

• Kthehemi tek fuqizimi i shtetit e ekonomisë, punësimit e zhvillimit.

• Gjakova do vazhdojë të ketë vendimarrje në Prishtinë për vetën dhe Kosovën.

• Këto zgjedhje janë referendum për shtet, ekonomi dhe drejtësi.

Të ngjashme