AAK i reagon Ferajt: S’mund të jesh shqiptar nëse e urren UÇK-në

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka i ka reaguar anëtarit të LVV-së, Hysamedin Feraj, i cili me anë të një deklarate skandaloze tha se ish-kryeministri Ramush Haradinaj duhet të japë përgjigje se pse janë vrarë vëllezërit e tij gjatë luftës nga Serbia e jo ai.

Për këtë, Blaka deklaroi se Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet.

“Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta. Gjithëherë besnik ndaj Serbisë, gjithëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të shenjtë, gjithëherë duke pëllitur për interesat e Serbisë”, shkroi ai në Facebook.

Ai iu kundërpërgjigj Ferajt duke thënë se nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tonë.

“Sa i përket të burgosurve, prapë e shtrojmë pyetjen: sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një. Sa i përket të rënëve, ata janë krenaria jonë, ndërgjegja jonë kombëtare”, theksoi ai.

Të ngjashme