AAK-ja dhe Nisma të gatshme për koalicion me LDK-në

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 13:52 | Nga hasan Hoti

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, janë shprehur të gatshëm për një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për formimin e Qeverisë së re.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se kjo parti e përkrah lidhjen e një koalicioni më LDK-në dhe Nisman, raporton Ekonomia Online.

“Po, ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës do ta përkrahim koalicionin e tillë, në mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe minoriteteve meqë ne jemi në një situatë jo fortë të favorshme për menaxhimin e krizës dhe çështjeve të tjera”.

“Pasi që të shtjerrën të gjitha procedurat nga Presidenti, procedurat kushtetuese, tani e ka radhën LDK-ja që ne e kemi shpreh gatishmërinë që të hyjmë në koalicion”, ka thënë Lekaj.

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se fillimisht po pret partinë e parë që ta dërgojë mandatarin te presidenti e më pas t’i japin përkrahje koalicionit LDK-AAK.

“Nisma Socialdemokrate është në pritje të partisë së parë që ta dërgojë mandatarin tek presidenti, e më pas në konsultim me organet e partisë ne do të ulemi dhe do të bisedojmë për ndonjë bashkëpunim me LDK-në. Nisma është në pritje që VV-ja ta dërgojë mandatarin për kryeministër”, tha Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme