AAK-ja e pret me muzikë e brohorima Labinot Tahirin në parti

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 19:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me pritje ceremoniale, muzikë e brohorima, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur aderimin e Labinot Tahirit në parti, raporton EkonomiaOnline.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se Labinot Tahiri është njeri që e donë atdheun dhe që punon në të mirë të vendit.

“Labinot Tahiri prej se kam dëgjuar për të e kam vërejt se e ka kombëtaren si vlerë që ka qejf me u identifikua dhe thotë gjithmonë  Ferizaj i Shqipërisë.  Njerëzit që e kanë kombëtaren, si njerëz për mu janë njerëz të mirë që ia duan të mirën atdheut e vendit. E kam identifikua te Labi shpirtin e humanistit e cila është hetuar gjatë jetës së tij, gjatë mënyrës si është përkujdesur në situata të vështira qofshin për shëndet dhe banim. Dikush qe kujdeset për të tjerët është i mirë për të gjithë. I gëzohem suksesit te Ferizajt s[ka projekt që ka pru komuna e Ferizajt e që si kam thënë po”, ka përfunduar Haradinaj.

Edhe Labinot Tahiri kishte fjalë të mira për Haradinaj. Tregoi edhe arsyet pse i është bashkuar atij.

“Jemi këtu bashkë edhe më tutje do të jemi bashkë ne AAK me PSD-në që edhe ne ditën e fundit të fushatës të fitojmë e të duartrokasim për fitoren tonë të përbashkët. Haradinaj nuk e mposhti as Serbia as Rusia e as një politikan në Kosovë as Gjykatat Ndërkombëtare e as ndalesat e ndryshme. E kam prit këtë moment moti po e kam mbajt në heshtje dhe besoj se me nder e krenari do të vazhdojmë se bashku”, ka përfunduar Labinot Tahiri.

Ndërsa Xhavit Zariqi, kryetar i AAK-së, në Ferizaj, i ka uruar mirëseardhje  Labinot Tahirit, ndërsa ka shtuar tutje se ky i fundit ka punuar shumë në parlamentin e Kosovës.

“Jam këtu për t’i uruar mirëseardhje dhe për ta falënderuar për angazhimin e tij në parlamentin e Kosovës për atë që ka punuar për të gjitha ligjet ne parlamentin e Kosovës. AAK është me e fort se dje dhe nesër do të jetë më e fort se dje , deri më 6 i tetor  Aleanca do të jetë më e forta. Aleanca po rritet çdo ditë me ardhjen Labit ne Ferizaj do të jetë partia e parë”, tha ai.

Të ngjashme