AAK-ja e quan skandaloz vendimin e Qeverisë për shtesat e pensionistëve, kërkon anulimin

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 13:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria të anulojë vendimin për heqjen e shtesës për 20 euro për pensionet bazike, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për medie, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se vendimi për ndalimin e shtesave prej 20 euro për pensionistët është skandalozë.

Ai ka thënë se këto vendime po vijën si pasojë e mungesës së një plani qeverisës.

“Jemi duke folur për veprime të papërgjegjshme në mungesë të planit qeverisës. Shfuqizimi duhet të ndodh sot që t’iu kthehet një ndihmë simbolike. Sa i përket vaksinave ne le që jemi të fundit, por jemi hyrë në konflikt mes veti. Merrni vendim bleni vaksinat dhe ne na keni mbas vetes në Kuvend”, tha Tahiri.

Nënkryetari i kësaj partie Ahmet Isufi, tha se Qeveria duhet të anulojë këtë vendim duke e cilësuar si të gabuar.

Ai po ashtu tha se ka fusha të tjera ku qeveria mund të bëjë kursime.

“Kjo mënyrë e qeverisë është në vazhdën e gabimeve. Ka segmente të tjerë ku qeveria mund të kursehet. Poashtu edhe kursime tjera që mund të bëhen në qeverisje, por jo në kategoritë që janë më të rrezikuara. Prandaj është jo njerëzore dhe kërkojmë që qeveria ta anulojë këtë vendim. Janë vaksinat, mjekët, policët që kërkojnë përkujdesje më të madhe sesa veprime që dëmtojnë pensionistët, tha ai.

Ndërsa, deputeti Shemsedin Dreshaj ka thënë se në flugun e pandemisë, në kohën kur do duhej të nënshkruhet kontrata për vaksinat krijohen paqartësi.

“Në një situatë kur tentojmë të menaxhojmë pandeminë me 24 mijë vaksina. Në një situatë kur kontratat të janë dashur të nënshkruhen shoqërohen me paqartësi. Ju them që jemi në bisht të rajonit lidhur me vaksinim. Serbia mbi 1 milion vaksina. Krejt kjo na bënë që të jemi skeptik për shkak se me 24 mijë vaksina jemi duke tentua të mbrojmë popullatën”, tha ai.

Të ngjashme