AAK-ja e vendosur: Taksa të mbetet në fuqi, Autostrada e Dukagjinit projekt që s’ndalet

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 15:38 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm pas paralajmërimeve nga kreu i ekzekutivit për heqjen e taksës për produktet që vijën nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Gazmend Abrashi, deputet i AAK-së tha se partia që ai përfaqëson do të argumentojë pse taksa duhet të mbetet në fuqi.

“Aleanca do të përdorë gjitha mjetet demokratike, për të vazhduar mbajtjen e taksës. Ne do të vazhdojmë të punojmë me komunitetin e biznesit që të sjellim argumentet pse taksa duhet të qëndrojë”, tha Abrashi.

Sipas tij, Autostrada e Dukagjinit është projekt që s’ndalet.

“Ne jemi për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit. Ne duhet të kuptojmë se shteti nuk qëndron nga një qeveri. Këto projekte nuk mund të hiqen pa ndonjë konsultim paraprak. Qeveria e kaluar ka vendosur disiplinë financiare ku mundësohet vazhdimi i këtyre projekteve”.

Ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tash deputet i AAK-së tha se, të gjitha procedurat janë ndjekur sa i përket autostradës së Dukagjinit, duke shtuar se ky projekt është në të mirë të qytetarëve të kësaj ane.

“Sa i përket taksës dhe autostradave do ta kundërshtojmë fuqishëm. Gjitha procedurat janë ndjekur. Nuk ndryshon bota me ardhjen një ministri një Qeverie. I lutem gjithë Qeverisë Kurti gjithë ministrave që institucionet do të funksionojnë me ne apo me ta dhe projektet duhet të mbështeten se shkojnë në të mirë të qytetarëve”, tha ai.

Sipas tij, AAK-ja është e vendosur që të mbrojë mbetjen e taksës në fuqi me të gjitha metodat demokratike, raporton EO.

Për këtë çështje ai ka thënë se janë duke mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

“Sa i përket taksës AAK e vendosur të shfrytëzojë të gjitha metodat demokratike, por si përjashtojmë protestat dhe veprimet tjera. Kosova gabon nëse heq taksën dhe ja lejon tregun Serbisë mbi 500 milionë euro”, tha Lekaj.

“Vetë akti i heqjes së taksës kanë ndikuar anshëm ne politikat ndërkombëtarë dhe për herë të parë Qeveria është treguar autonome. Kur jemi te nënshkrimet jemi në diskutim AAK-ja janë mbledhur në shkrimet do të bisedojmë edhe me partnerët tanë në opozitë të thirret seancë e jashtëzakonshme”.

Kurse deputetja Albena Reshitaj, tha se janë të gatshëm që ta mbrojnë mbetjen e taksës në fuqi pavarësisht presioneve, prej kujdoqofshin.

“AAK-ja konsiderojë do të ketë guxim atdhetar dhe intelektual për të qëndruar stoikisht çdo presioni nga kushdo qoftë kur është në pyetje e ardhmja dhe proceset pozitive për Kosovën”.

“E gjithë kjo vështirësi që po krijohet të qytetarët më shumë mendoj që po krijohet nga vetë politika kosovare se nga presionet e jashtme”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme