AAK-ja ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion parazgjedhor

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende nuk ka vendosur nëse do të bëj apo jo ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

Xhemajli tha se nuk ka diçka konkrete në lidhje me koalicionet parazgjedhore.

“Nuk ka diçka deri më tani, nëse ka diçka ua përcjellim gjatë ditës”, tha shkurt zëdhënësi i AAK-së, Xhemajli.

Ndërkaq, sot është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.

Deri në ora 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme