AAK-ja ende s’ka vendosur nëse do ta votojë dekretin e Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 12:12 | Nga Fitore Berisha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ende nuk ka marrë vendim nëse do të votojë dekretin e kreut të shtetit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme,. raporton Ekonomia Online.

Bekë Berisha, deputet i kësaj partie i tha Ekonomia Online se ende nuk kanë një qëndrim për këtë çështje.

Duke komentuar kërkesën e kreut të shtetit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së Coronavirusit, ai ka shtuar se u mbetet organeve të partisë që të shqyrtojnë propozimin.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje deputetëve që të bashkohen dhe ta ratifikojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i #COVID19”, shkruan ai në Twitter.

“Unë i bëj thirrje parlamentit të bashkohet e ta ratifikojnë atë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme