AAK-ja feston fitoren e Gani Dreshajt në Istog

Istog | 17 Dhj 2017 | 20:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka nisur me përkrahësit e tij të festojë, pas shpalljes së rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që e nxjerrin atë fitues, megjithëse me rezultat të ngushtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare nga 100 për qind të vendvotimeve për kryetar të komunës së Istogut.

Gani Dreshaj i AAK-së ka fituar me vetëm 52 vota më shumë se kandidati i LDK-së, Haki Rugova i LDK-së, raporton Ekonomia Online.

Sipas rezultateve nga 63 vendvotime, Dreshaj ka marrë 10 241 vota (50,1 për qind) kundrejt kryetarit të deritanishëm, Haki Rugova, që ka marrë 10 189 vota (49,9 për qind).

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato me postë, por nuk pritet që ato ta ndryshojnë rezultatin.

Herën e fundit, shumica e votave me postë ishin për Dreshajn.

Që prej zgjedhjeve të para pas lufte, Istogu është qeverisur gjithmonë nga LDK-ja.

Lexo më shumë:

Të ngjashme