AAK-ja flet pas marrëveshjes me LDK-në: Shumë shpejt votohet Qeveria Hoti

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 14:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi ka thënë se partnerët koalicioni i kanë siguruar votat për Qeverinë Hoti dhe se mbledhja e Kuvendit ku do të votohet kjo qeveri pritet të mbahet shumë shpejt, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie Abrashi ka thënë se koalicioni i ka votat dhe se mbajtja e mbledhjes është vetëm çështje procedurale.

“Po sa ka përfunduar takimi  i Kryesisë së Partisë dhe me deputetët e Aleancës kemi qenë të ftuar nga kryetari për ta na informuar për marrëveshjen definitive me LDK-në. Para medieve konfirmoj se kemi dakordim të plotë me mandatar me Hotin dhe janë dakorduar të gjitha temat e parapara. Mendojmë që nuk ka asnjë kufizim ligjor dhe pritet që së shpejti të thirret mbledhja ku do të votohet qeveria e re. Nuk ka dilemë se votën për qeverinë Hoti i kemi siguruar dhe shumë shpejt do të ftohet mbledhja në Kuvendin e Kosovës , votat i kemi dhe tas është cëshjtë procedurale. “, tha Abrashi.

Abrashi foli edhe për rolin e AAK-së në këtë Qeveri.

“Emrat e të propozuar nga Aleanca janë që zëvendëkryeministër Besnik Tahiri, MPJ Meliza , Ramë Likaj MASHT dhe Selim Selimi Drejtësi dhe Blerim Kuci dikasterin e Ekonomisë”,  tha ai.

Të ngjashme