AAK-ja i jep përkrahje Qeverisë për Vettingun

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, i cili shkoi në këtë takim si përfaqësues i AAK-së.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka. Ai tha se në takimin për vettingun është paraqitur qëndrimi i AAK-së që “këtë proces e konsideron të rëndësishëm dhe i jep përkrahje”.

Mirëpo, AAK është shprehur mosbesuese që vettingu të ketë sukses pa konsensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e KGJK-së dhe KPK-së, pa mbështetjen e ShBA-së dhe BE-së dhe pa përfilljen në përpikmëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut.

“Në takim me kryeministrin Kurti për Vetingun, Aleanca është përfaqësuar nga ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, u paraqit qëndrimi jonë se AAK këtë proces e konsideron të rëndësishëm dhe i jep përkrahje. Sidoqoftë, AAK nuk ka besim që procesi të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e KGJK dhe KPK, pa mbështetjen e ShBA dhe BE dhe pa përfilljen në përpikëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Të ngjashme