AAK-ja insiston që çdo qytetari t’i jepen nga 100 euro në kohë të pandemisë

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i AAK-së në një konferencë të jashtëzakonshme për medie ka përsëritur edhe një herë kërkesën që çdo qytetari t’i jepen nga 100 euro në kohë të pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i AAK-së Gazmend Abrashi ka paraqitur pakon ku përfshinë ndarjen nga 100 euro për secilin qytetarë.

“Sot jemi në javën e pestë të pandemisë dhe i kemi detyru familjet që të mbyllen në shtëpitë dhe oborret e tyre, por nuk iu kemi dhënë asnjë zgjidhje, asnjë përkrahje. Biznesmenët i kemi detyru që t’i mbyllin ndërmarrjet e tyre, pa përkrahje deri tani. Punëtorët e sektorit privat janë pa të ardhura dhe të mbyllur dhe pa të drejta për të punuar, si dhe janë paraparë masa drakonike nëse dikush shkel masat qeveritare”, ka thënë Abrashi.

Ai ka theksuar se AAK ka paraparë dy masa kryesore, njëri ka të bëj me shpërndarjen e 100 çdo qytetari të Kosovës, e tjetri ka të bëj me lehtësimin e të bërit biznes për ndërmarrjet. Ai ka thënë se AAK propozon që TVSH-ja të paguhet pas shitjes së mallrave, e jo paraprakisht si deri tani.

“Ne kemi parapa dy masa. Njëra ka të bëj me të gjithë qytetarët të Kosovës, që për çdo qytetar të ndahen nga 100 euro, pa dallim. Atëherë e kemi të drejtën morale që këto familje t’i mbyllim në shtëpitë e tyre. Qeveria e Kosovës, sipas të gjitha gjasave, nuk ka mundësi teknike që t’i zbatojë vendimet e saj për ndihmat e selektuara. Duke iu referuar sektorit privat, sot është me rëndësi që të heqim TVSH-në në hyrje të mallit, në fazën e doganimit, por ta paguajnë pas shitjes së mallrave. Ndihmesa më e madhe për komunitetin e bizneseve, do të ishte kjo”, ka thënë ai.

Abrashi tregoi sesi mund të sigurohen këto mjete financiare, raporton EO.

“Përkundër propozimit tonë, ne i kemi menduar edhe burimet prej nga kemi me i marrë mjetet. Një pjesë mund ta marrim nga rezervat shtetërore, të kemi qasje te organizatat e mëdha që mund të na ndihmojnë. Ju të gjithë e dini që Kosova ka një disiplinë të lartë financiare, prandaj organizata si FMN do të na përkrahnin në këtë fazë emergjente. I ftoj deputetët e Parlamentit të Kosovës, që ta kuptojnë që është situatë emergjente, dhe që qytetarët e Kosovës, sidomos sektori privat, ka nevojë për përkrahje si kurrë më shumë se sot”, ka thënë Abrashi.

Kurse deputeti Arbër Tolaj tha se vendimi i djeshëm i Qeverisë është shkelje e Kushtetutës për herë të dytë.

Fillimisht ai e ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për vendimin që cenon të drejtën e lëvizjes, të cilin ai e ka vlerësuar kundërkushtetues.

“Nuk mund të kaloj në temë pa folur për masat e mbrëmshme të Minsitrisë së Shëndetësisë për masat e marra ndaj Covid-19, që përbën shkelje kushtetuese dhe cenon të drejtën e lëvizjes të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, Tolaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është ndier komode në fazat e para të paraqitjes së virusit, duke treguar një joseriozitet dhe mosveprim në kohën kur janë nevojitur veprimet. Ai ka thënë se përveç këshillave, qeveria nuk ka bërë më shumë.

“Qeveria e Kosovës në paraqitjen e rasteve të para ka qëndruar shumë komode, me neglizhencë dhe seriozitet të pamjaftuar. Janë dhënë vetëm këshilla bazike, si pastroni duart dhe mbani distancën. Nga buxheti i shtetit janë ndarë 10 milionë euro, SHBA 1 milionë, BE 5 milionë euro. Ministria e Shëndetësisë asnjëherë deri sot nuk është aktivizuar me mjete elementare dhe mbrotjëse për institutcionet shëndetësore dhe në nivel vendi. Në Klinikën Ortopedikë, në baza ditore mungojnë këto pajisje mbrojtëse. Aty punoj edhe unë dhe në baza ditore rrezikohemi nga virusi”, ka theksuar Tolaj.

Të ngjashme