AAK-ja kërkon nga Qeveria ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në një situatë të re

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ka kërkuar nga Qeveria  të ndërpresë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re.

Pas mbledhjes së kryesisë, AAK beson në luftën e drejtë të UÇK-së, duke theksuar se kjo luftë ka qenë çlirimtare dhe mbrojtëse kundër pushtetit kriminal të Serbisë.

Komunikata e plotë:

Deklaratë nga mbledhja urgjente e Kryesisë së AAK

–      Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përcjellë me shqetësim zhvillimet pas aktakuzave të Dhomave të Specializuara për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

–      AAK beson në drejtësi, në luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës dhe në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së! Lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe mbrojtëse, kundër pushtetit kriminal e gjenocidal serb, dhe do të dëshmohet si shumë herë më parë, pastërtia e saj.

–      AAK kërkon:

1.Mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara. Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re

2.Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme

3.Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

4.Takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese

– AAK pyet aleatët tonë strategjik ndërkombëtarë, se a jemi në rrugën e duhur për antarësim në NATO, apo këto ngjarje do e kthejnë Kosovën prapa?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme