AAK-ja prezanton kandidatët për kryetar në 4 komuna

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 12:49 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Ramush Haradinaj, prezantoi sot kandidatët e kësaj partie për kryetar në komunat Lipjan, Dardanë, Kaçanik dhe Viti.

Fitim Selimi do të garojë për të marrë drejtimin e Komunës së Lipjanit; Faton Jakupi në Dardanë; Hajrush Kurtaj në Kaçanik dhe Faruk Nura është kandidat për kryetar të Vitisë.

Haradinaj tha se këta janë njerëz të respektuar që kanë shërbyer për liri dhe shtetndërtim dhe që kanë besimin e kolegëve.

Nga ana e tij, Fitim Selimi tha se do të ishte i lumtur ta marrë besimin dhe të mund të japë kontributin e tij për qytetarët e Lipjanit.

Edhe kandidati i AAK-së për Kaçanik, Kurtaj, ka thënë se do të mundohet t’i shërbejë qytetarëve dhe se gjatë qeverisjes së tij do të qeveriset ashtu si e meritojnë qytetarët e Kaçanikut.

Kurse pretendenti për ta udhëhequr Dardanën, Faton Jakupi, ka thënë se ky qytet nuk do të qeveriset më për klane por për qytetarë.

E Faruk Nura që synon Vitinë ka thënë se do të mundohet të jetë afër qytetarëve.

“Vitisë i ka munguar një lidership që është i lidhur me Prishtinën, me qendrën, që e kthen investimin e merituar në Viti. Fokusimi im do të jetë rinia e Vitisë. Bujqit e Vitisë, më nuk do t’i hedhen produktet e tyre në shportat e mbeturinave”, ka thënë ai.

Të ngjashme