AAK-ja vazhdon mbledhjen e nënshkrimeve kundër heqjes së taksës, nuk i përjashtojnë protestat

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 12:10 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti, për heqjen e taksës, ka bërë që opozita t’i mbledh 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se janë në proces të mbledhjeve të nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme.

“Po sa i përket mbledhjes së nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme, mendoj që jemi afër mbledhjes së tyre, jemi dakorduar si opozitë që të kemi 40 e më shumë nënshkrime dhe pastaj të vendosim për seancën e jashtëzakonshme”, ka thënë Lekaj për EO.

Ish-ministri i Infrastrukturës, ka thënë se do t’i kërkojnë edhe votat e pozitës, nëse ata vlerësojnë se taksa nuk duhet të hiqet.

“Ne jemi të hapur për të gjithë deputetët që mendojnë se taksa nuk duhet të hiqet, prandaj jemi të hapur dhe unë mendoj që bëjnë mirë nëse i vejnë nënshkrimet”, ka thënë ai.

Teksa flet për paralajmërimet për heqjen e taksës nga qeveria Kurti, ish-ministri i Infrastrukturës ka thënë se nuk i përjashtojnë protesta dhe metodat tjera demokratike.

“Nuk i përjashtojmë asgjë, do t’i përdorim të gjitha metodat demokratike, politike por që të kemi një fuqi për të mbrojtur taksën, sepse mendoj që taksa është si një monedhë për njohje reciproke”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme