AAK kërkon të ndërpriten pushimet dhe të thirret në interpelancë ministri Murati

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Kuvendi që t’i ndërpres pushimet dhe të thërrasë interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se arsyeja e interpelancës është bllokimi i pagave për mësimdhënësit dhe një pjesë të administratës nëpër komuna.

“Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që Kuvendi të ndërpres pushimin, dhe ministri i financave, z. Hekuran Murati të japë llogari në një Interpelancë në Kuvend për bllokim e pagave”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme