AAK: Kodra e Trimave mirëpret Daut Haradinajn

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar familjn Ademi në lagjen Kodra e Trimave.

Me këtë rast Haradinaj u bë edhe kumbar I Akilit të vogël.

Ai tha se këtë kumbari e bëra me zotimin se Akili do të rritet në një Kodër të Trimave të zhvilluar e me mirëqenie.

“Sot kisha kënaqësinë ta vizitoj familjen e nderuar Ademi nga Kodra e Trimave, me miq e dashamirë. Kjo familje më bëri nderin që të bëhem kumbar i Akilit. Këtë kumbari e bëra me zotimin se Akili do të rritet në një Kodër të Trimave të zhvilluar e me mirëqenie.

Faleminderit, e shumë respekt për ju”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme