AAK kritikon VV-në për vendimin e pagesës të rrymës në veri: Do t’i ndjekim procedurat ligjore

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 17:11 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha ka kritikuar miratimin e rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi lidhur me kërkesën e KOSTT-it për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës, duke shtuar se për këtë do t’i ndjekin procedurat ligjore, raporton Ekonomia Online.

Tutje ai tha se Qeveria me këtë veprim e ka dëshmuar se nuk ka kapacitet për të zbatuar Ligji në mënyrë efektive në vend.

“Dhe shuma prej 11 milionë qe duhet të paguajnë qytetarët e Kosovës është e habitshme që edhe pas arritjes së pavarësisë energjetik Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga serbët përpos dëmtim financiar. Me këtë vendim qeveria po pajtohet që s’ka potencial t’i ndëshkoj shkelësit që keqpërdorin rrymën. Qeveria po dëshmon qe s’ka kapacitete të zbatojë Ligjin në mënyrë efektive në të gjithë territorin e Kosovës. Qeveria Kurti me vendimin për pagesën e 11 milionë eurove shkeli barazinë e qytetarëve”, u shpreh ai.

“Ne asnjë moment nuk kemi bërë pagesën, ndërsa ata që kanë ardh në pushtet me këso premtime e kanë shkelur e sidomos kur qeveria ka ndalë pagesën prej 20 euro për pensionistët dhe ku i morën 11 milionë euro”, shtoi Lekaj.

“Ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore”.

Të ngjashme