AAK: Marrëveshja për rishikimin e demarkacionit historike, Haradinaj personi kyç

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 12:35 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mirëpritur nënshkrimin e deklaratës për marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Malit të, Filip Vujanoviq.

Ahmet Isufi, nënkryetari i AAK-së, tha se arritja e kësaj marrëveshjeje është moment historik për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja e sotme mes dy presidentëve tregon gatishmërinë e dy vendeve tona që të thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen dhe të konsiderojnë ato çështje që kanë qenë më herët. Pas tri vitesh, më në fund po qartësohet diçka që shtetet mes vete komunikojnë dhe ka një saktësim të elementeve që janë kontestuar në Kosovë”.

“Ne e kemi mirëpritur sqarimin e kësaj çështjeje dhe jemi të vetëdijshëm për rolin historik që ka kjo ngjarje. Prandaj e vlerësojmë lart angazhimin e presidentit të Malit të Zi, sepse marrëveshja është ratifikuar në Malin e Zi”.

Muharrem Nitaj, nga AAK-ja, tha se njëri prej personave kyç në arritjen e kësaj marrëveshje është kryeministri Ramush Haradinaj.

“Nënshkrimi paraqet një hap historik. AAK-ja i jep mbështetje të fuqishme nënshkrimit të kësaj deklarate dhe besojmë që Kosova po futet në çështje shumë të rëndësishme. Njëri prej personave kyç në arritjen e kësaj marrëveshjeje është edhe kryeministri Ramush Haradinaj”.

Nitaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që të kenë besim te qeverisja e kryeministrit Haradinaj.

Blerim Kuçi, sekretar i AAK-së, tha se marrëveshja obligon të dyja shtetet për të shikuar dhe korrigjuar vijën kufitare nëse konstatohen gabime.

“Siç e dini, ky ka qenë një proces i stërzgjatur, por që ka përfunduar me një produkt që është në mes të dy vendeve. Marrëveshja merr obligime shtetërore për të shikuar dhe korrigjuar sidomos dy çështje që kanë qenë problematike në marrëveshjen e vitit 2015, ajo për Kullën e Zhlepit dhe Çakorrin”.

Të ngjashme