AAK nënshkruan marrëveshje me PShDK-në, garojnë me një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

AAK dhe PSHdK do të garojnë së bashkë në listën zgjedhore të AAK-së në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

“AAK dhe PSHDK do të bashkëveprojnë si dy partnerë të barabartë duke respektuar njëra-tjetrën. Në listën e përbashkët zgjedhore, PSHDK do të garojë me një kandidat dhe i njëjti do të gëzojë mbështetjen e elektoratit të PSHDK-së dhe të AAK-së, për tu zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës”, thuhet në marrëveshjen që ka siguruar Telegrafi.

Po ashtu në këtë marrëveshje thuhet se në qeverisjen e ardhshme, PSHDK do të përfaqësohet me postin e zëvendësministrit, në rast se PSHDK do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Ndryshe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nesër do të bëjnë publike listën e kandidatëve për deputetë, ku bartës i kësaj liste do të jetë vetë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme