AAK-Nisma: Partitë në pushtet nuk po mund t’i ndajnë pazaret

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 13:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dështimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ishte si rezultat i mosarritjeve të pazareve mes partive në pushtet. Kështu e cilësojnë AAK-NISMA, dështimin e pestë me radhë të komisionit që për pikë të rendit të ditës kishte projektbuxhetin për vitin 2017.

Dy partitë opozitare, menjëherë pas dështimit të këtij komisioni kanë thirrur konferencë për medie, në të cilën kanë kritikuar ashpër partitë në pushtet, duke vlerësuar se projektbuxheti për vitin e ardhshëm, vazhdon të jetë buxhet i asfaltit dhe regresit të përgjithshëm, raporton Ekonomia Online.

“Buxheti për vitin 2017 nuk është buxhet i zhvillimit, por është buxhet shpenzues, është buxhet elektoral. Nuk i përmbush pritjet e qytetarëve, nuk i përmbush as 15 për qind të premtimeve elektorale të partive në pushtet, nuk është zhvillimor”, tha deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, duke shtuar ky buxhet nuk është shpërndarë në atë mënyrë që të krijon vende të reja të punës dhe se i njëjti është rrit nga huat dhe kreditë.

Ndërsa, përfaqësuesi i NISMA-së, Enver Hoti, akuzoi partitë në pushtet, duke thënë se të njëjtit nuk janë të interesuar të merren me zhvillimin e Kosovës, por janë fokusuar në zgjedhjet në Drenas.

“U bëjmë thirrje partive në pushtet që t’u kthehen detyrave të veta, të jenë serioz karshi obligimeve ndaj qytetarëve dhe së paku ta lënë të qetë qytetarin e Drenasit dhe të mos vazhdojnë me presion. Partitë e pushtetit vazhdojnë me të njëjtin avaz. Andaj, ne bëjmë thirrje që vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje.

Sipas AAK-Nisma, rritje ekonomike e paralajmëruar për 6 për qind, është si rezultat i rritjes së TVSH-së dhe nuk është rezultat i luftimit të ekonomisë informale dhe evazionit fiskal.

Të ngjashme