AAK-Nisma: Me Thaçin takohemi vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 14:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy partitë opozitare, Nisma Për Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediea, ku kanë treguar arsyet e refuzimit të ftesës për të marrë pjesë në takimin e liderëve politikë të thirrur nga presidenti Thaci për reformën zgjedhore.

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, ka thënë se vendi është në krizë politike, ekonomike, dhe institucionale, andaj sipas tij, çdo takim që nuk ka për qëllim caktimin e zgjedhjeve të parakohshme, është i papranueshëm për ta, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ky takim i ftuar nga Thaci, ka për qëllim largimin e vëmendjës nga problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet koalicioni qeverisës.

“Vendit i duhen zgjedhjet dhe jo reformë zgjedhore sa për të fituar kohë, ne nuk do t’i bashkohemi kësaj reforme, sepse e njëjta iniciativë është nisur para pesë viteve dhe nuk kemi asgjë të kryer. Si përfundim; jemi që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të nënshkruhet një draft me ftesë të Presidentit që vendi të shkojë në zgjedhje”, ka pohuar Lekaj.

Ndërsa, Valdete Bajrami nga NISMA, tha se Kosova posedon ligje përmbajtësore, por problemi qëndron tek kryeministri, i cili sipas saj është shkelës i kushtetutës.

“Marrja pjesë në këtë takim do ta legjitimonim këtë qeveri jo legjitime. Vet Thaçi ka penguar që të mos përfundojë Reforma Zgjedhore, prandaj këtë rifillim e konsiderojmë të kotë dhe tallje të radhës”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo tha se nuk do të jenë pjesë e asnjë formati të thirrur nga presidenti Thaçi, por as nga Qeveria.

Të ngjashme