Balli i bashkohet AAK-së

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 18:15 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka vendosur koalicion partiak me “Ballin Kombëtar Demokrat”, të cilën e drejton Gazmend Islami.

Sipas një njoftimi të AAK-së, Haradinaj sot ka takuar udhëheqjen e re të Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë, me në krye Gazmend Islamin. “Ata diskutuan për proceset në të cilat po kalon vendi si dhe u dakorduan për një bashkëpunim ndërmjet AAK-së dhe Ballit Kombëtar Demokratik”, thuhet në njoftim.

Haradinaj ka deklaruar për mediet se “ka mbetur të diskutohet në lidhje me aspektet e tjera të punës, por është rënë dakord që të vazhdojmë dhe të punojmë bashkë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme