AAK nuk di pse Nuland s’e takoi opozitën

Prishtinë | 10 Kor 2016 | 14:32 | Nga

Zyrtarët e AAK’së nuk kanë asnjë informacion se pse zyrtarja amerikane, Vicotoria Nuland s’e takoi Ramush Haradinajn. Mirëpo, thonë se është shenjë e mirë se ajo kërkoi luftë kundër krimit e korrupsionit. Pavarësisht premtimit të Kryeministrit Isa Mustafa se do ta çojnë përpara demarkacionin, AAK thotë se kështu siç është s’do të ketë ratifikim të vijës kufitare me malazezët.

Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, ka thënë për Express se s’e nuk e di pse Ndihmës Sekretarja Amerikane, Vicotria Nuland s’e takoi Ramush Haradinajn, Visar Ymerin e Fatmir Limajn.

Isufi ka thënë se me rëndësi ishte që Nuland në takimet me zyrtarët e lartë kishte kërkesa të qarta për luftë kundër krimit e korrupsionit.

“Nuk kemi ndonjë informatë (pse nuk pati takim me Haradinajn), por, është me rëndësi shumë përkrahja e SHBA’së për stabilitet në Kosovë dhe Ballkan. Është e sigurt se në takimet e Nuland me zyrtarët e Kosovës krye temë ishte lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit që i është bërë edhe vërejtje Qeverisë”, ka thënë Isufi.

Ndërkohë, Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparalmentari i kanë premtuar zyrtares amerikane se demarkacioni do të miratohet. Ndërsa, Nuland ka kërkuar që kjo të bëhet para vjeshtës.

Sidoqoftë, AAK e ka të njëjtin qëndrim për shënimin e vijës kufitare me malazezët. Ahmet Isufi thotë se janë të bindur në gabimin e Komisionit Qeveritar, prandaj, ai gabim duhet përmirësuar për t’u ratifikuar demarkacioni.

“Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë për shkak se jemi të sigurt për gabimin e Komisionit Qeveritar që nuk përcakton vijën e drejtë kufitare me Malin e Zi. Po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet ta plotësojë kriterin e domosdoshëm të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. U pa që përqendrimi i zonjës Nuland ishte pikërisht në funksionimin e mirë të insiucioneve dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit”, ka thënë Isufi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme