AAK: Nuk do të ketë vakuum institucional

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbajti sot mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë nën kryesimin e kryetarit të partisë z. Ramush Haradinaj ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e degëve.

Në mbledhje u diskutua për zhvillimet politike në vend si dhe caktuan shtabin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend pas dorëheqejes së kryeministrit Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehu besimin e plotë që kjo gjendje do të tejkalohet duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi si dhe nuk do të ketë vakum institucional.

Forumet e partisë shprehen vullnetin e madh që AAK të garojë e vetme në këto zgjedhje por duke mos përjashtuar bashkëpunimet me partitë që kanë orientime politike të njëjta.

Këshilli Drejtues në takim votoi për emërimin e znj. Albena Reshitaj nënkryetare të AAK-së si dhe të z. Bajram Hasanit anëtar i Kryesisë.

Të ngjashme