AAK përkrah formimin e një qeverie të re edhe nëse s’është pjesë e saj, taksa i takon të kaluarës

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenti Hashim Thaçi ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në këtë moment është e pamundshme dhe e paarsyeshme për shkak të pandemisë.  Sipas tij, qëndrimi i AAK-së është që të votohen një qeveri me një afat të pacaktuar sesa të qëndrojmë me një qeveri të shkarkuar.

“Sapo përfunduam një takim me presidentin Thaçi diskutuam për pandeminë dhe momentin politike pas mocionit të Kurtit. AAK mendon se më sigurt për Kosovën është të kemi një qeveri të votuar në parlament sesa të vazhdojmë me gjendjen e një qeveri të shkarkuar”, ka thënë Haradinaj.  

Haradinaj pas takimit me presidentin Thaçi tha se zgjidhja më e shpejt dhe me e mirë është formimi i Qeverisë në Kuvend.

Mes tjerash, Haradinaj tha se AAK nuk do të ketë kushte, do të ndihmojë vendin në krizën në të cilin gjendet, siç tha ai se nuk është koha e apetiteve për pushtet.

“AAK nuk ka kushte për ta ndihmuar vendin në këtë kohë për të pasur Qeveri. Mund të përkrahim Qeveri, edhe pa qenë pjesë e saj. Nuk jam kandidat për të pasur ndonjë funksion qeveritar. Nuk është kohë e apetiteve për pushtet”.

Ai tha se duhet të bëhet kujdes që kriza të zgjidhet duke respektuar Kushtetutën. “Zgjedhja e një qeverie parlament është me e mirë, sa më shpejt”.

Ai ka folur edhe për dëmet në ekonomi që mund t’i shkaktohen vendit nga pandemia.

“Nëse dobësohet prodhuesi ynë jemi të dobët të gjithë. Zoti i ruajt sepse i kemi lërë vetëm. Kosova është në duart e prodhuesve. AAK mendon se më sigurt për Kosovën është të kemi një qeveri të votuar në psrlament për shkak gjendjes. Nuke  shohim të mundur shkruarjen në rregull në këtë kohe”, tha Haradinaj.


Haradinaj ka folur edhe për heqjen e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit, për të cilën tha se ëstë pjesë e së kaluarës.

“Taksa i takon të kaluarës, kthimi i taksës është i vështirë. AAK ska ndryshu qëndrim por është pjesë e së kaluarës. Nuk jam duke e mbrojtur taksën por njeriun e Kosovës. Duhet të bëjmë kujdes ndaj vendeve që nuk na duan. Duhet me prodhuar vet të kemi prodhimet tona”, u shpreh ai.

Të ngjashme