AAK: Procesi i qetë, qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 16:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Meliza Haradinaj, ka thënë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor, deri tani, ka shkuar kryesisht mirë.

Ajo ka thënë se sipas të dhënave që i kanë deri më tani të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 30 për qind e qytetarëve derisa ka bërë thirrje që është ata që ende se kanë shfrytëzuar këtë të drejtë të dalin dhe të japin votën e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Në bazë të të dhënave të shtabit rezulton që deri më tani mbi 30 për qind e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. Mbarëvajtja e procesit zgjedhor ka shkuar kryesisht mirë përveç disa problemeve teknike që janë adresuar me kohë”, tha Haradinaj, në konferencën e radhës të AAK-së në ditën e zgjedhjeve.

“Vëzhguesit tanë tregojnë se ka një rritje shumë të madhe të votuesve në krahasim me vitet e kaluara. Ne i ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë. Të gjitha degët e Aleancës janë në kontakt të vazhdueshëm me shtabin qendror zgjedhor të AAK-së”.

Zyrtarët e AAK-së bënë të ditur që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do t’iu drejtohet qytetarëve përmes një konference për medie në orën 20:30.

Të ngjashme