AAK: Procesi zgjedhor i rregullt dhe i qetë

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 12:24 | Nga Donika Osmani

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajti konferencë për media lidhur me ecurin e deri tanishme të procesit për zgjedhjet lokale të zhvilluara të 22 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Blerim Kuqi nga AAK, tha se deri në këto momente procesi zgjedhor ka qenë i rregullt dhe i qetë.

“Fushata gjatë 30 ditëve  të fundit ka qenë e rregullt , e dinjitetshme,  poashtu edhe sot të jetë e rregullt, e dinjitetshme, ti mundësohet qytetarit ta vendos votën e tij lirshëm. Është ditë e lirë për punë për me votuar, nga informatat e terrenit qa kemi marr është proces i rregullt, nuk kemi parregullsi të cilat duhet të theksohen , shpresojmë që ky proces deri ne momentin e fundit të jetë i rregullt”.

Ai ka njoftuar se konferenca e radhës do të mbahet në ora 16.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme