AAK-PSD publikojnë listën e kandidatëve për deputetë

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 23:02 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka finalizuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se lista e këtij subjekti politik është shumë cilësore.

Nitaj, në një lidhje direkte për “Debat Plus”, ka thënë është shumë e rëndësishme që lista prej 110 vetave ka 41 kandidatë të rinj dhe sipas tij ka më tepër se 18 doktorë shkencash.

Ai ka përmendur edhe renditjen që është bërë më short në listës së AAK, dhe sipas tij renditja nuk nënkupton ndonjë hierarki apo merita.

Tërheqja e numrit nga kandidatët është bërë nëpërmes shortit, ndërsa publikimi i listës do të bëhet nesër në ora 19:00, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, ku edhe do të bëhet shpalosja e programit dhe prezantimi kandidatëve.

Lista e plotë me emrat e e kandidatëve:

Të ngjashme