AAK: Qyfyret e Vuçiqit nuk kanë të ndalur

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 16:58 | Nga

Qyfyret e Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk kanë të ndalur.

Kështu vlerëson AAK-ja e cila thotë se ai dhe Qeveria e tij, sajojnë e trillojnë akuza kundër figurave qendrore politike në Kosovë, në kohën kur i bëjnë 100 “marifete” për të asgjësuar dëshmitë e krimeve të politikanëve serbë kundër shqiptarëve, por i japin të drejt vetës që të bëjnë shpifjet më ordinere për Kosovën dhe për AAK-në, si parti politike.

“Ia kujtojmë Kryeministrit të Serbisë se AAK-ja është parti politike e regjistruar në Kosovë e jo në Serbi dhe nëse ajo është parti nacionaliste apo jo, e vlerëson elektorati i Kosovës dhe jo ai e njerëzit e tij. Kosova po ashtu është shtet i pavarur dhe nuk e ka ndërmend ta pyes Aleksandër Vuçiqin, se kur dhe si do ta pres kryeministrin e një shteti sovran, siç është edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK thotë se Vuçiq është mirë t’i hetojë 110 zyrtarët serbë se si i asgjësuan dëshmitë për krime lufte në Kosovë, e të mos merret me AAK-në e me Kosovën, sepse “shpija ka zot”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme