AAK-së iu bashkuan mbi 50 ish anëtarë të Nismës në Vushtrri

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka njoftuar se sot i janë bashkuar mbi 50 ish anëtarë të forumit të rinisë dhe bashkudhëtar të ish subjektit në Vushtrri.

Ai tha se të gjithë së Të gjithë së bashku, janë mobilizuar për të kërkuar votë në çdo cep të Vushtrrisë dhe Kosovës, votë për AAK-në dhe Ramushin President.

‘Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot, i janë bashkuar edhe mbi 50 ish anëtarë të forumit të rinisë dhe bashkudhëtar të ish subjektit në Vushtrri.
Të gjithë së bashku, janë mobilizuar për të kërkuar votë në çdo cep të Vushtrrisë dhe Kosovës, votë për AAK-në dhe Ramushin President.
Rinia është shtylla e shtetit. Na priftë e mbara!
Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim’, ka shkruar Shala në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme