AAK-së i bashkohet ish – kryetari i Vitisë, Samet Dalipi

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën radhëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i është bashkuar ish- kryetari i Vitisë, Samet Dalipi.

Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai ka theksuar se Dalipi është njëra ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Daut Haradinajt:

“Sot AAK-së ju bashkua ish kryetari i Vitisë, Prof.Dr. Samet Dalipi, i cili njihet si njëri ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane.

Suksese Profesor”.

Ndryshe, Samet Dalipi deri më tani ka qenë pjesë e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme