AAK-së sot iu bashkua edhe Naser Pajaziti

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Partisë së Ramush Haradinajt sot u bashkua edhe një person tjetër.

Me anë të postimit në Facebook, i pari i AAK-së tregoi se rrugëtimit të tij iu bashkëngjit edhe Prof. Dr. Naser Pajaziti.

“Aleanca, duke u udhëhequr mbi parimet për shtet të fortë dhe vendimmarrje sovrane, po e fiton mbështetjen e personaliteteve me integritet. I nderuar që sot AAK-së iu bashkua edhe Prof. Dr. Naser Pajaziti, profesor i asociuar dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës, për t’i dhënë fuqi projektit 100% shtet. Rreshtimi me ofertën tonë, të intelektualëve si profesor Pajaziti, ngritë parametrat e fuqizimit të gjithmbarshëm të shtetit. Mirënjohës Dr. Pajazitit për besimin!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme